Duraku: Pas 14 shkurtit, Komandant Suprem i FSK-së do të jetë Ramush Haradinaj

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Berat Duraku, ka reaguar në Facebook pas tubimit në Rahvovec, ku u prit kandidati për president i Aleancës, Ramush Haradinaj.

Duraku ka thënë se pas 14 shkurtit FSK Komandant Suprem do ta ketë Ramush Haradinaj.

Duraku shkruan:

Pas 14 shkurtit, FSK-ja do ta ketë Komandant Suprem Ramush Haradinajn, luftëtarin e patriotin e dëshmuar, Kryeministrin e Ushtrisë e Gjeneralin e shquar të UÇK-së. Rahoveci di të nderojë kur nderohet dhe di ta kthejë të mirën me të mirë!

Koha për dinjitet shtetëror!

#FORCAEKOSOVËS

#81

Reklama