Duraku: Nga qyteti i Lidhjes së Prizrenit, të organizohemi për ekonominë dhe për dinjitetin shtetëror

Kandidati i AAK-së për deputet Berat Duraku, ka thënë se hapja e fushatës në Prizreni ka një simbolikë të ngjashme me ngjarjen më të rëndësishme kombëtare, atë të Lidhjes së Prizrenit.

Ai ka thënë se mesazhi është kombëtar, që ka të bëj me organizim për ekonominë e përfaqësim me Ramush Haradinajn si president.

Duraku shkruan:

Fushata e AAK-së u hap në kryeqytetin historik të Kosovës, në qytetin e Lidhjes së Prizrenit, ku shqiptarët u bashkuan e u organizuan për herë të parë për kombin tonë. Simbolika jonë është mesazh: organizim për ekonominë dhe përfaqësim dinjitoz me president Ramush Haradinajn, si luftëtar e politikan i dëshmuar kombëtarisht.

Faleminderit Prizren!

#FORCAESHTETIT

#81

Reklama