Duraku në terren: Janë shkaktuar dëme edhe në bujqësi, komisionet do të dalin për vlerësim javën e ardhshme

Reshjet e shumta të shiut përveç dëmeve në amvisëri, kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe tek bujqit e komunës së Rahovecit.

Sot, bashkë me Kryesuesin e Kuvendit Afrim Dina dhe bashkëpunëtor, drejtori i Bujqësisë Berat Duraku, kanë vizituar disa nga fermerët dhe bujqit e dëmtuar në fshatrat Ratkoc, Malësi e Vogël dhe Xërxe.

“Gjatë javës komisionet e formuara me vendim të Kryetarit z. Smajl Latifi do të jenë në terren te secili që është dëmtuar nga këto fatkeqësi e pas hartimit të raporteve të vlerësimit, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve”, ka njoftuar ai.

Reklama