Duraku në Fortesë: Gjithmonë ndjenjë e mirë të jem këtu

Pas tubimit në Fortesë, kandidati i AAK-së për deputet Berat Duraku ka thënë se është gjithmonë ndjenjë e mirë të jesh në Fortesë, ku ka thënë se mikpritja është gjithmonë e ngrohtë.

Ai ka thënë se i njeh mirë nevojat e këtij fshati, duke u zotuar që nga Kuvendi i Kosovës, do të punojë në përmbushjen e projekteve të reja.

Duraku shkruan:

Faleminderit Fortesë

Gjithmonë ndjenjë e mirë të jesh në Fortesë, ku mikpritja e ngrohtë e me zemër të hapur është e paalternativë për secilin që ndalet për vizitë. Sot mbajtëm një takim me banorët e këtij fshati, me të cilët diskutuam për projektet infrastrukturore, por edhe për përkrahjen që duhet dhënë të rinjve e grave që të punësohen e t’i implementojnë synimet e tyre në biznes e fusha të tjera.

Eksperienca në Drejtorinë e Bujqësisë më ka njohur shumë mirë me Fortesën. Kemi përfunduar disa projekte së bashku. Koha është që bashkë me Fatmirin, Bjondinën e Mahmutin, nga Kuvendi i Kosovës si deputetë të AAK-së, t’i sjellim edhe më shumë projekte banorëve të Fortesës.

#FORCAESHTETIT

#81

Reklama