
Ditën e fundit të fushatës zgjedhore, AAK e Rahovecit, ka takuar qytetarë në fshatrat Fortesë, Xërxë, Ratkoc, Vrajak e Bratotin.
Kandidati për deputet Berat Duraku, ka shkruar në Facebook, ku ka thënë se mbështetja për AAK-në është në kulm.

Ai ka thënë se mbështetja për Haradinajn president dhe për programin e AAK-së, është e palëkundshme.
Duraku shkruan:
Mbështetja për AAK-në është në kulmin e saj. Qytetarët e Fortesës, Xërxës, Ratkocit, Vrajakut e Bratotinit, të cilët i takuam sot në ditën e fundit të fushatës, nuk kanë më asnjë dilemë. Ata duan dinjitet shtetëror me një president patriot e me përvojë si Ramush Haradinaj dhe një program qeverisës si i AAK-së, i cili hap horizonte të reja të zhvillimit ekonomik.
Do të jemi bashkë në Kuvend për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.
#FORCAESHTETIT
#81
