Duraku në Ditën Botërore të Bletëve: U kemi ndihmuar dhe do t’u ndihmojmë bletarëve

Në Ditën Botërore të Bletëve, drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku, ka thënë se për shkak të rëndësisë që ka ky sektor, drejtoria që ai udhëheqë për herë të parë ka ndihmuar bletarët me 500 koshere në vitet gjatë viteve 2019-2020.

Për këtë vit, ai ka thënë se drejtoria e Bujqësisë nuk do t’i harrojë bletarët, duke u ndihmuar më të tjera pajisje që sektori të rritet dhe të bëhet më stabil.

Duraku ka shkruar:

20 Maji, Dita Botërore e Bletëve…🐝🐝

Për shekuj me radhë, bletët midis krijesave më të vështira në planet, ku prej kasaj më së shumti kanë përfituar njerëzit, bimët dhe mjedisi. Duke bartur polen nga një lule në tjetrën, bletët dhe polenizuesit e tjerë mundësojnë jo vetëm prodhimin e një bollëku frutash, arrash dhe farash, por edhe më shumë larmi dhe cilësi më të mirë, duke kontribuar në sigurinë e ushqimit.

Tre në katër kultura në të gjithë globin prodhojnë fruta ose fara për përdorim njerëzor si ushqim i varur, të paktën pjesërisht, nga pjalmuesit.

Duke parë rëndësinë e këtij sektori, DBPZHR-ja për herë të parë në programin e bujshëm për bujqësi ka ndihmuar bletarët e komunës sonë me mbi 500 koshere për bletë vetëm në vitin 2019-2020. Nërsa për këtë vit do të vazhdohet me mbështetje të bletarëve me paiisje të tjera në mënyrë që ky sektorë të fuqizohet dhe të rritet kuantiteti dhe kualiteti në rradhë të parë.

Reklama