Duraku – ministrit Peci: Mendo si ta rrisësh subvencionin për mollën, jo si ta ulësh për rrushin

Dje në KTV, për të folur rreth sektorit të Bujqësisë, i ftuar ka qenë ministri i Bujqësisë Faton Peci, i cili është deklaruar edhe për paralajmërimet nga ministria për të ulur subvencionimin e rrushit.

Pas reagimeve të shumta dhe të ashpra, Peci ka thënë se më nuk ekziston ndonjë plan për të prekur çmimin e subvencionimit.

Megjithatë, ai është ankuar për subvencionimin e rrushit prej 1,000 eurosh për hektar, duke thënë se përkundër se është pemë “diskrepanca me mollën është 600 euro”.

“Edhe pse ta zëmë, duhet me qenë të sinqertë, rrushi hyn në kategorinë e pemëve, por diskrepanca mes mollës dhe rrushit është 600 euro. 400 euro është për mollën, 1,000 euro është për hektar për rrushin”, ka thënë ai.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku, i cili ka thënë se ministri duhet të mendojë se si ta rrisë subvencionimin për mollën dhe jo ta ulë për rrushin.

“Tento me rrit edhe mollën 🍎 o Ministër e jo me ul rrushin 🍇”, ka shkruar Duraku në llogarinë e tij private në Facebook.

Reklama