Duraku merr votat për Kuvendin Komunal: Me 14 nëntor fiton Latifi dhe i përvishemi punës

Drejtori i Bujqësisë, Berat Duraku, ka njoftuar se ka marrë votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal. Përmes një reagimi publik, ai ka falënderuar Krushën e Madhe, prej nga vjen dhe të gjithë Rahovecin.

Ai ka premtuar se mbështetja e madhe që i është dhënë me vota do të kthehet me përkushtim dhe punë, ndërkaq ka ftuar qytetarët që  me 14 nëntor ta mbyllin garën për kryetar të Rahovecit, me fitoren e Smajl Latifit.

Duraku ka shkruar:

Faleminderit Krushë e Madhe, Faleminderit Rahovec!

Mbështetja që më është dhënë me 17 tetor, do të kthehet edhe me më shumë punë e përkushtim për Rahovecin. Më vjen mirë që kam marrë vota nga secila pjesë e Rahovecit dhe tani është konfirmuar që jam asambleist i zgjedhur për Kuvendin Komunal të Rahovecit.

Ju jam pafundësisht falënderues secilit prej jush!

Me 14 nëntor le ta përmbyllim ciklin zgjedhor duke e votuar Smajl Latifi për kryetar dhe le t’i përvishemi punës!

Reklama