Duraku merr besimin e qytetarëve, del njëri prej kandidatëve më të votuar

Drejtori i Bujqësisë dhe kandidati për asambleist në Kuvendin e Komunal të Rahovecit, Berat Duraku, ka dalë njëri nga kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit.

Duraku, sipas votave të numëruara deri tani, ka marrë mbështetjen e 570 votuesve.

Duraku është bërë i njohur me shërbimin e tij në Drejtorinë e Bujqësisë. Ai ka krijuar raporte të afërta me bujqit anekënd Rahovecit, duke i dëgjuar dhe plotësuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Përndryshe, AAK ka dalë partia më e madhe në Rahovec, edhe për nga numri i asambleistëve, por edhe për nga numri i votave për kryetar të komunës.

Me rezultatet aktuale preliminare, Rahoveci do të shkojë në balotazh me 14 nëntor.

Reklama