Duraku: Kosovës i duhet shpirti rinor i Rahovecit

Sonte në Rahovec, AAK ka mbajtur takim me të rinjtë.

Bashkë me kryetarin Smajl Latifi dhe kandidatët për deputetë Berat Duraku, Fatmir Iska, Bjondina Kleqka, e Mahmut Morina, prezent ka qenë edhe zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj.

Duraku, ka shkruar në Facebook, ku ka thënë se shpirti rinor i Rahovecit i duhet Kosovës.

Ai ka thënë se AAK ka hapur dyert për të rinjtë dhe se është bërë vend ku ata i shprehin talentet dhe potencialin e tyre.

Duraku shkruan:

Shpirti rinor që i duhet Kosovës ❤

Energjia rinore e Rahovecit është shpërthyese. Jo rastësisht komuna jonë nxjerr kuadro kaq të suksesshëm profesionalisht që bëhen emra të njohur e të suksesshëm në nivel shtetëror e shpesherë ndërkombëtar. Sonte bashkë me Daut Haradinajn e kryetarin Smajl Latifi, si dhe kandidatët për deputetë takuam të rinjt e të rejat e Rahovecit.

Aleanca i ka hapur dyert për të rinjtë. Përveçse përfaqësim, të rinjtë tanë tash kanë edhe vend ku ta zbrazin e ta funksionalizojnë potencialin e talentet e tyre. I ftuam që t’i bashkangjiten rrugëtimit tonë, u zotuam se nuk do t’i harrojmë e t’i lëmë pas.

#FORCAESHTETIT

#81

Reklama