Duraku, Iska e Kleqka te ferma e familjes Canziba: Mbështetja nga ana jonë nuk do të mungojë

Sot në fermën e familjes Canziba kanë qëndruar kandidatët për deputetë të AAK-së, Berat Duraku, Fatmir Iska e Bjondina Kleqka.

Haxhi Canziba ka shkruar në Facebook për vizitën e tyre, duke e shoqëruar postimin me disa fotografi.

Ai i ka falënderuar kandidatët për vizitën dhe ka thënë se mbështetja nga ana e tij nuk do të mungojë.

Canziba shkruan:

Sot pata nderin që në Fermën time ti mirëpres Kandidatët për Deputet nga Lista e AAK-së -Komuna e Rahovecit të cilët na kanë qëndruar pranë në çdo kohë:

Fatmir Iska Nënkryetar i Komunës,Berat Duraku Drejtor i Bujqësisë i cili na ka vizituar edhe në Bjeshkën e Sharrit si dhe Bjondina Kleqka Drejtoreshë e Kulturës Rinis dhe Sportit.

Ju falenderojë për vizitën tuaj dhe shpresoj që do të jeni zëri i Qytetarëve të Rahovecit në Parlamentin e Kosovës.

Mbështetja nga ana jonë nuk do të mungojë asnjëherë.

Reklama