Duraku, Iska e Kleqka takim me studentët: Arsimi nuk ka alternativë, do ta mbështesim edhe në Kuvend

Kandidati për deputet nga AAK, Berat Duraku, bashkë me kryetarin e Degës Smajl Latifi, drejtorin e Arsimit Avni Morina, si dhe kandidatët për deptuetë Fatmir Iska e Bjondina Kleqka, kanë takuar sot disa studentë bursistë nga Komuna e Rahovecit.

Duraku ka siguruar studentët se Komuna e Rahovecit, por edhe ai si deputet, do ta ruaj qasjen serioze për mbështetjen e arsimit.

Ai ka thënë se arsimi nuk ka alternativë, prandaj edhe mbetet prioritet për të.

Njoftimi i plotë:

Sot, takuam një grup studentësh të komunës së Rahovecit, të cilët studiojnë në degë e fakultete të ndryshme, kryesisht në Prishtinë. Bashkë me Kryetarin Smajl Latifi e drejtorin e Arsimit Avni Morina, si dhe kandidatët për deputetë Fatmir Iska e Bjondina Klekqa, ishim aty për të dëgjuar mendimet, idetë e propozimet e disa prej studentëve bursistë të komunës sonë.

Ne i siguruam ata që, edhe si pjesë e Komunës, por edhe si pjesë e Kuvendit të Kosovës pas 14 shkurtit, do ta vazhdojmë qasjen tonë serioze kundrejt arsimit dhe studentëve nga komuna jonë. Do të jemi të parët që do ta ngrisim zërin për kushte më të mira të studentëve dhe që të rritet numri i bursave për studentët që kanë talente dhe janë serioz në studime. Arsimi nuk ka alternativë, prandaj për neve ky sektor do të jetë një prej prioriteteve.

#FORCAESHTETIT

#81

Reklama