Duraku: Heroizmat e Krushës së Madhe do të jenë udhërrëfyesi ynë i nderit dhe i atdhedashurisë në politikë

Një tubim me qytetarët e Krushës së Madhe është mbajtur sot, ku prezent kanë qenë kandidatët për deputetë nga AAK.

Kandidati Berat Duraku, i cili vjen nga Krusha e Madhe, ka thënë se fshati i tij shprehi hapur mbështetjen e palëkundur për AAK-në.

“Heroizmat e Krushës së Madhe do të jenë udhërrëfyesi ynë i nderit dhe i atdhedashurisë në politikë”, ka thënë ai.

Duraku shkruan:

Kësaj here unë nuk isha mysafir. Bashkë me bashkëvendasit e mi të Krushës së Madhe, sot pritëm kryetarin Smajl Latifi e kandidatët e AAK-së për deputetë Fatmirin, Bjondinën e Mahmutin.

Krusha e sakrificës dhe e krenarisë sonte shprehi hapur dhe vendosur mbështetjen e palëkundur për AAK-në, për Ramushin President të Kosovës e për neve që kandidojmë për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Heroizmat e Krushës së Madhe do të jenë udhërrëfyesi ynë i nderit dhe i atdhedashurisë në politikë.

Do të angazhohem e do të kërkoj pa ndalur, bashkë me kolegët e Aleancës, drejtësi për Krushën e Madhe, e s’do të ndalemi që të rinjve e grave krushjane t’u jepet vëmendja dhe përkrahja e merituar institucionale që qëllimet e ëndrrat e tyre në bisnes e në profesione të bëhen të mundshme.

Faleminderit Krushë e Madhe!

#FORCAEKOSOVËS

#81

Reklama