
Kandidati i AAK-së për deputet Berat Duraku ka falënderuar 3626 votuesit e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai ka thënë se ky numër votash nuk ia mundëson pozitën e deputetit, por ka theksuar se për të janë të rëndësishme po aq.
Duraku shkruan:
Bashkëqytetarë të dashur,
3626 votat që i kam marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk mjaftojnë për t’u bërë deputet, por për mua kanë po aq rëndësi. Unë ndjehem edhe tani përgjegjës për premtimet që i kam dhënë dhe do të përpiqem që projektet e mira t’i shtyjë përpara, ndonëse jashtë Kuvendit. Po ashtu, ndjehem i nderuar që në listën e AAK-së me 110 kandidatë, jam prej 25 më të votuarve.
Përkrahjen tuaj nuk do ta harroj e as nuk do ta nënçmojë asnjëherë. Do të vazhdoj punën në Komunën e Rahovecit, në Drejtorinë e Bujqësisë, që bujqve e fermerëve tanë t’ua lehtësojmë punët e t’u ndihmojmë brenda kapaciteteve tona institucionale.
AAK e pranon vullnetin e qytetarëve, të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe vazhdon të shërbej po sikur më parë.
Ju faleminderit për mbështetjen!
