Duraku e Oruqi në terren: Komisionet e komunës do t’i vlerësojnë dëmet dhe do të kërkojmë kompensim nga Qeveria

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku, ka njoftuar se sot gjatë gjithë ditës, me drejtorin Afrim Oruqi kanë qenë në terren për të parë nga afër demet që kanë pësuar qytetarët e komunës së Rahovecit nga vërshimet dhe shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit.

Duraku ka thënë se gjatë kësaj jave komisionet e formuara për vlerësimin e dëmeve do të jenë në terren, që më pas të kërkohet kompensimi i këtyre dëmeve nga niveli qendror.

“Dëmet janë të mëdha, kemi intervenuar aty ku kemi pasur mundësi dhe gjatë ditëve në vijim do të jemi aty për t’ju dalur në ndihmë për të sanuar problemet dhe dëmet e shkaktuara. Gjatë kësaj jave komisionet e formuara me vendim të Kryetarit z. Smajl Latifi do të jenë në terren te secili që është dëmtuar nga këto fatkeqësi ku do të kërkojmë nga niveli qëndror që të na del në ndihmë për qytetarët e komunës sonë!”, ka shkruar Duraku në llogarinë e tij në Facebook.

Reklama