“Duaje tënden” / Qeveria heq taksën ndaj bllokave serbë

Tash e 5 vjet, Serbia në Kosovë Eksporton blloqe me çmime më të larta në Kosovë meqë ka qenë në fuqi masa mbrojtëse antidamping për mbrojtjen e industrisë së materialit ndërtimor.

Por më 7 korrik të vitit 2021, është shfuqizuar ky vendim nga Ministria e Tregtisë, gjë që ka bërë të reagojnë edhe pronarët e prodhuesve vendor.

Pronari i një fabrike thotë se vlera për njësi të bllokut prej 2 centësh, shkon në favor të Serbisë.

“Shfuqizimi i masës mbrojtëse do ta dëmton tregun në Kosovë do ti dëmton edhe bizneset edhe prodhimtaritë në Kosovë posaqërisht fabrikat e bllokave, ku do të importohët një shumë me e madhe nga serbia të cilës iu ka siguruar dhe liruar për 0.02 cent për të importuar blloka”, tha Berat Beselica, pronar i fabrikës.

Përfaqësuesi i shoqatës së prodhuesve të materiali ndërtimor Mustafë Borovci, përmes telefonit i tha RTK-së se kishin dërguar kërkesë javë më parë në Ministrinë e Tregtisë, që ky vendim të mos shfuqizohet.

Ndërkohë ushtruesi i detyrës së departamentit të Tregtisë, Zef Dedaj tha se kjo masë është shfuqizuar pasi që ka kaluar periudhën pesëvjeçare të ligjit që ka qenë në fuqi.

“Është shfuqizuar vendimi me arsyejen e vetme sepse është përmbushur kohëzgjatja prej 5 viteve e të cilin ligji për pasat antidamping dhe masat kundërbalancuese neni 46dhe47 shumë specifik e thotë se masa antidamping nuk duhet të jetë më e gjatë se pesë vite dhe nuk duhet të kaloj më shumë se pesë vite”.

Sipas tij qysh në vitin 2016 ky ligj nuk kishte qenë mirë i specifikuar.

“Vendimi i marrë në vitin 2016 ku kamë qenë edhe vet i përfshirë nuk e ka specifiku sipas ligjit se ky vendim duhet të jetë në fuqi për pesë vite kjo dinë të na zënë të papërgaditur edhe ne por edhe mediat edhe publikun, prandaj meqë se ka specifiku vendimi ne jemi detyru me respektu ligjin”, tha ai.

Dedaj mendon se kjo masë do të kthehet në fuqi atëherë kur fillojnë analizat e kostos së prodhimit e cila merr kohë 1 vit.

Reklama