“Duaje jetën, ngadalëso shpejtësinë”, të rinjtë e AAK-së me aktivitet për aksidentin e djeshëm

Me moton “Duaje jetën, ngadalëso shpejtësinë” në nderim të viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi dje në Rahovec, dega e Aleancës të të rinjëve në Rahovec organizoi sot ecje në natyrë.

Sipas njoftimit, aktiviteti u kryesua nga kryetari i ARK-së Hasan Përboqi dhe drejtoresha e DKRS-së, Bjondina Kleqka.

“Këtij aktiviteti në “Shtegun e ecjes” në Rahovec iu bashkangjitën edhe kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, nënkryetari z. Fatmir Iska, deputetja e AAK-së znj. Donika Kadaj Bujupi dhe kryetari i ARK-së z. Driton Bardheci bashkë me kryesinë e ARK-së”, thuhet në njoftim.

Ecja me ngjitje mbaroi në Majën e Shkodranit, aty ku mësimdhënësja e edukatës fizike Arbnora Sokoli foli për rëndësinë dhe të mirat e ecjes për shëndetin.

Reklama