Drita Popaj boton vëllimin poetik ‘Eja në ëndërr’

Autorja Drita Popaj, ka bërë të ditur së së shpejti do të botojë vëllimin e saj poetik ‘Eja në ëndërr’.

Libri është botimi i radhës i Klubit Letrar ‘De Rada’

‘Përjetimet e autores shfaqen me një gjuhë sa të qartë, aq edhe prekëse, sepse fjalët e saj burojnë nga thellësia e një shpirti të sfilitur. Në vargjet e saj e gjejnë veten të gjitha gratë kosovare që kanë të njëjtin fat me Dritën, prandaj ajo bëhet zëri i tyre, apo thënë më qartë klithma e tyre. Vargjet e saj janë projektim i situatave dramatike nëpër të cilat ka kaluar tash e njëzet e dy vjet dhe që do të vazhdojë t’i përjetojë edhe më tutje. Ato na ndërmendin se sa i lartë ishte çmimi i lirisë që e kemi nëpërkëmbur aq shumë’, thuhet në recenzionin e Zyrafete Shalës.

Reklama