Drejtoria e Bujqësisë paralajmëron fermerët, erëra të forta ditëve të ardhshme

Komuna e Rahovecit i ka paralajmëruar fermerët, duke u bazuar në parashikimet e IHMK, se erëra të forta do ta godasin Kosovën ditëve të ardhshme.

Frika është që si pasojë e erërave mund të shkaktohen dëme të konsiderueshme në serra.

Drejtoria ka shkruar:

Fermerë të nderuar, kultivues të perimeve në ambientet e mbrojtura.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve vendi ynë do të përballet nga erërat e forta me shpejtësi 25-65 km/h. Si pasojë të kësaj mund të shkaktohen dëme të konsiderueshme në serra.

Andaj kërkojm nga ju që të keni kujdes të shtuar duke mos lënë hapur dyert e serrave pasi kjo mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në infrastrukturë.

Me respekt, Drejtoria e Bujqësisë – Rahovec!

Reklama