Drejtoria e Bujqësisë njoftim për fermerët e dëmtuar nga vërshimet: Paraqituni më së largu deri me 27 janar

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, ka kërkuar që të gjithë fermerët e dëmtuar nga vërshimet e fundit, të paraqiten në zyrat e drejtorisë deri në datën 27 janar, 2021, më së largu.

Sipas drejtorisë, fermerët e dëmtuar duhet të bëjnë kërkesë për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, pasi që Ministria e Bujqësisë ka kërkuar raportin e detajuar nga Komuna e Rahovecit.

Njoftimi i plotë:

Fermerë të nderuar, javën e kaluar Komuna e Rahovecit është ballafaquar me fatkeqësit e mëdha natyrore dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë parcela të mbjellura të perimkulturës, vreshtarisë dhe atë të sektorit të blegtorisë.

Andaj kërkojmë nga të gjithë fermerët e dëmtuar që deri më datën 27/01/2021 (e mërkurë) ora 16:00, të paraqiten në zyret e DBPZHR-së për të bërë kërkesën për vlerësimin e dëmit të shkaktuar, pasi që MBPZHR-ja ka kërkuar raportin e detajuar për të gjitha raportet e përmbledhura nga Komuna e Rahovecit.

Pas kësaj date asnjë kërkesë nuk do të shqyrtohet nga ana e komisionit vlerësues.

Reklama