Drejtoria e Bujqësisë nis ekzekutimin e pagesave direkte për fermerët

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec, ka filluar ekzekutimin e një pjesë të pagesave direkte në formë subvencionesh.

Janë rreth 11 milionë euro që ishin ndarë nga Ministria e Bujqësisë për këtë qëllim.

“Ka filluar ekzekutimi i një pjese të Pagesave Direkte (subvencioneve). Të nderuar fermerë, sot është ekzekutuar një pjesë e subvencioneve, e cila besohet se është në vlerë diku rreth 11 milione euro.

Drejtoria ka sqaruar se atyre që u ka shkruar mesazhi duhet ta kontrollojnë llogarinë e tyre bankare, për të parë nëse u kanë dalë paratë.