Drejtoria e Bujqësisë fton qytetarët të paraqiten në komunë për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Drejtoria e Bujqësisë ka kërkuar nga të gjithë fermerët e komunës së Rahovecit që të paraqiten te zyrat e saj për të nisur procedurat për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë e fundit natyrore.

Drejtoria ka njoftuar se janë bërë dëme të mëdha në parcela të mbjellura me perimkulturë, vreshtari dhe në sektorin e blegtorisë.

NJOFTIM

Fermerë të nderuar, gjatë javës së kaluar Komuna e Rahovecit është ballafaquar me fatëkeqësitë e mëdha natyrore dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë parcela të mbjellura të perimkukturës, vreshtarisë dhe në atë të sektorit të blegtorisë.

Andaj kërkojm nga të gjithë fermerët e dëmtuar që të paraqiten në zyret e DBPZHR-së për të bërë kërkesën për vlerësimin e dëmit të shkaktuar në ekonomitë e tyre familjare.

Reklama