Drejtoria e Bujqësisë fton kultivuesit e specit në një prezantim

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, ka ftuar kultivuesit e kulturës bujqësore të specit në një prezantim që organizohet nga Ministria e Bujqësisë, IFC-ja dhe Banka Botërore, ku do të jepen informata  për sigurimet bujqësore, periudhat e mbulimit, të drejtën për aplikim, dokumentim ejt.

Sipas drejtorisë, prezantimi mbahet nesër (23 qershor), ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.

FTESË:

Të nderuar fermerë kultivues të kulturës së Specit

Drejtoria e Bujqësisë ka kënaqësinë të ju ftojë në një prezantim i cili ka për qëllim informimin tuaj lidhur me sigurimet bujqësore duke synuar rritjen e njohurive tuaja mbi sigurimet bujqësore.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi për të zhvilluar sistemin e sigurimit për prodhimtarinë bujqësore në Kosovë. Ky projekt është një nga hapat më të mëdhenj për avancimin e mëtutjeshëm të bujqësisë në vend.

Informatat që do ju ofrohen në takim janë për sigurimet bujqësore, periudha mbulimit, të drejtën për aplikim, dokumentimin etj.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi, i cili do të mbahet nesër:

Data: 23 qershor 2021

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal Rahovec

Ora: 11:00

Mirë se vini!

Reklama