
Drejtoria e Bujqësisë ka ftuar fermerët nga komuna e Rahovecit që të aplikojnë për përfitimin e granteve që IADK po e zbaton me mbështetjen e GIZ-it gjerman.
Të drejtë aplikimi për këto grante kanë këto grupe fermerësh:

- Fermerët e vegjël dhe të mesëm si dhe kompani të cilët janë të interesuar të merren me kultivimin ose janë në kultivim të BMA.
- Fermerë të cilët kanë ide për të filluar apo zgjeruar kapacitetet prodhuese që gjenerojnë të ardhura afatgjate në ekonominë familjare nga BMA dhe bizneset.
- Përparësi do të kenë popullata familjet me nevojë nga zonat rurale me gjendje më të dobët ekonomike.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Bujqëisë:
Përshkrimi i projektit:
IADK është duke zbatuar projektin “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“ të mbështetur nga donatori GIZ nga Gjermania. Në këtë projekt do të shpërndahen grante nga paketat e rekomanduara të bimëve mjekësore nga ekspertët e IADK-së
Të drejtë aplikimi kanë:
- Fermerët e vegjël dhe të mesëm si dhe kompani të cilët janë të interesuar të merren me kultivimin ose janë në kultivim të BMA.
- Fermerë të cilët kanë ide për të filluar apo zgjeruar kapacitetet prodhuese që gjenerojnë të ardhura afatgjate në ekonominë familjare nga BMA dhe bizneset.
- Përparësi do të kenë popullata familjet me nevojë nga zonat rurale me gjendje më të dobët ekonomike.
Kandidatët e interesuar mund t’i marrin aplikacionet dhe formën e biznes planit gjate mbajtjes se sesioneve informuese, në zyrën e IADK-së (Fshati: Sfaraçak i Ulët, nr.11, 42000 Vushtrri), ëebfaqen e IADK-së (http://ëëë.iadk.org), në Facebook të IADK-së ose nëpër komuna përkatëse. [email protected] [email protected] [email protected]
Vërejtje: Aplikacionet duhet t’i dorëzoni brenda afatit kohor deri më 25.07.2019
