Drejtoria e Bujqësisë – fermerëve: Mos i digjni hamulloret

Drejtoria e Bujqësisë ka kërkuar nga fermerët që të mos i djegin hamulloret pas korrjes së grurit.

Drejtoria ka renditur arsyet konkret se përse djegia e hamulloreve sjell më shumë dëme se të mira.

Reagimi i plotë:

Mesazh këshillimi për fermerët, mos i digjni hamulloret!

Fermerë të nderuar, pasi që tashmë jemi në periudhën e korrje-shirjes së grurit, duhet të kemi kujdes në disa veprime që shpesh i bëjmë pa i analizuar mirë.

Fjala është për zjarrëvënien të cilën i’a bëjmë hamulloreve-kashtës e cila mbetet në ara pas korrjes së grurit.

Zjarrëvënia shkakton dëme të mëdha jo vetëm në ndotjen e ambientit por edhe me rrezikshmëri të lartë për t’u ndezur malet nëse ara është buzë maleve.

Tri dëmet kryesore pas zjarrëvënies:

  • Dëmtohet ara
  • Rrezikohen malet
  • Mbi të gjitha i keni vrarë miliona e miliarda gjallesa të vogla në atë arë

Tri dobitë kryesore të lënies së kashtës në arë:

  • Kashta në arë do të shkrumbohet nga dielli ngadale, pastaj pas reshjeve të shiut ajo kthehet në plehëra.
  • Bereqeti për vitin tjetër është i garantuar,
  • Mbi të gjitha, gjatë korrjes së grurit bien shumë kokrra gruri në tokë, dhe pas tyre vrapojnë miliona e miliarda gjallesash për ti marrë dhe për ta siguruar ushqimin për një vit.

Me respekt, stafi i DBPZHR-së!

Reklama