Drejtoria e Bujqësisë dhe IADK vazhdojnë trajnimet e të rinjve të Rahovecit

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë në Rahovec sot kanë mbajtur trajnimet me të rinjtë e Komunës së Rahovecit, për sektorin e përpunimit të produkteve bujqësore.

Sipas njoftimit, tema e trajnimit ishte “Konservimi i Trangujve” dhe përpunimi i tyre në kushtet e shtëpisë.

“Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve në sektorin e bujqësisë”, me qëllim të avancimit të njohurive në sektorin e bujqësisë IADK është duke përkrahur të rinjët me trajnime teorike dhe praktike në lëmi të ndryshme të bujqësisë dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, siç bëhet e ditur, në kuadër të këtij aktiviteti më datë 26 dhe 29 Korrik 2019 janë shpërndarë disa pajisje për punë për grupet e të rinjëve nga Rahoveci të cilët kanë përfunduar programin trajnues në sektorin e blegtorisë.

Reklama