Drejtoria e Arsimit mbledhë drejtorët e shkollave, bisedohet për Garat Nacionale të Diturisë

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Rahovecit ka mbajtur një mbledhje me drejtorët e shkollave për të zhvilluar Garat Nacionale të Diturisë.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Arsimit, drejtori i kësaj drejtorie Avni Morina ka kërkuar mobilizim të përgjithshëm në mënyrë që këto gara të zhvillohen sa më mirë të shtunën më 11 maj.

Njoftimi i plotë:

U mbajt sot mbledhja e rregullt me drejtorët e shkollave, në të cilën u diskutua për përgatitjet që duhet bërë për të zhvilluar Garat Nacionale të Diturisë në nivele shkollash.

Drejtori i DKA-së Avni Morina kërkoi nga drejtorët e shkollave mobilizim të përgjithshëm, në mënyrë që ditën e shtunë, më 11 Maj 2019, të zhvillohen në mënyrë të suksesshme këto gara.

Reklama