Drejtori Përboqi tregon pse u ndal ndriçimi publik në rrugën “Xhelal Hajda – Toni”

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka njoftuar se dje nuk ka punuar ndriçimi publik në rrugën “Xhelal Hajda – Toni” për arsye se ka pasur defekte në trafon kryesore që furnizon me rrymë këtë linjë.

“Ju njoftojmë se sonte nuk punon ndriqimi publik në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, për arsye se kemi disa defekte në trafon kryesore që e furnizon me rrymë këtë linjë të ndriqimit”, ka shkruar Përboqi.

Përboqi mbrëmë ka njoftuar se së bashku me ekipin për mirëmbajtje të ndriqimit publik mbrëmë ka qenë në vend të ngjarjes duke punuar për rregullimin e defektit.

“Por punimet janë ndërprerë si pasojë e shiut që po bie vazhdimisht, punimet do vazhdojnë nesër. Faleminderit për mirëkuptim”, ka njoftuar ai. /RahoPress/

 

Reklama