Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim apelon për kujdes nga përhapja e zjarreve

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hasan Përboqi, u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes nga përhapja e zjarreve për shkak të temperaturave të larta.

Ai ka kërkuar që të mos digjen hamulloret, të ruhen në mënyrë adekuate materiet e rrezikshme si dhe të magazinohen në mënyrë adekuate materiet që ndizen lehtë:

Ai ka shkruar:

APEL – RRITJA E TEMPERATURAVE, RRITË RREZIKUN NGA SHPËRTHIMI I ZJARREVE!

Komuna e Rahovecit apelon dhe paralajmëron qytetarët që:

Si pasojë e rritjes se temperaturave dhe rrezikut nga zjarri, paralajmëron në mënyrë të veçantë qytetarët dhe ekonomit familjare:

– të mos djegin hamullore

– të ruajnë në mënyrë adekuate dhe të bëjnë magazinimi e materieve të rrezikshme,

– materiet lehte ndezëse të ruhen në mënyrë adekuat sipas rregullave të magazinimit.

Ligji për Mbrojtjen nga Zjarri ndalon djegien e të korrave / hamulloreve, mbeturinave dhe mbetjeve bimore.

Ndalohet ndezja e zjarrit në pyje dhe pranë (rrëzë) pyllit.

Personi i cili shkakton zjarr do të detyrohet që të kompensojë dëmin – të rimbursojë njësinë e zjarrfikjes dhe shpëtimit për kostot e reagimit, si dhe bartë përgjegjësi në përputhje me Ligjin për Mbrojtje nga Zjarri dhe dispozitat e ligjeve tjera në fuqi.

Gjithashtu, ekonomit familjare dhe pronarët e tokës do të humbin të drejtën për fonde stimuluese në bujqësi për një periudhë të caktuar nëse vërtetohet se ata kanë djegur mbetjet e të korrave.

Në  situata kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet te lajmëroni rrezikun, duke ndjekë hapat si me poshtë:

Informimin mundë ta bëni ne qendrën operative emergjente 112

Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

Njësinë e Zjarrfikjes në Rahovec në numrin e telefonit 029-277-555,

Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192,

Reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne!

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Reklama