Drejtori i Infektivës: “AstraZeneca” është vaksinë shumë e mire, efikase aq sa “Pfizer”

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, ku u trajtuan mijëra pacientë me Covid19 që nga viti i kaluar, u ka rekomanduar qytetarëve të Republikës së Kosovës të vaksinohen me vaksinën “AstraZeneca”, e cila, sipas tij, është efektive po aq sa vaksina “Pfizer”.

Ramadani në një prononcim për IndeksOnline ka folur për hezitimin e qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid19 me “AstraZeneca” duke pohuar se “kjo vaksinë është shumë e mirë, efikase dhe e dokumentuar”.

“Vaksimi ka filluar sa e sa muaj edhe tek ne dhe në vendet e para që e kanë futur në vaksinimin për imunizim “AtraZeneca”-n ishte SHBA-ja dhe mendoj Britania e Madhe dhe pastaj vendet e tjera europiane.

Mund të them, vaksina e cila është duke u dhënë në disa vende, pra “AstraZeneca”, është ndër më të mirat, më të dokumentuara deri më sot me veprimet e imuzimit të Covid19.

Unë personalisht kam qenë ndër të parët që kam marrë edhe dozën e parë dhe atë të dytë të vaksinës “AstraZeneca” dhe mund të them se bazuar në hulumtimet e bëra të mjekëve të njohur të Koresë Jugore, vetëm një dozë e “AstraZeneca” e arrin imunitetin te ai qytetar mbi 87%, karshi vaksinës “Pfizer” e cila shkon deri në 89% për një përqindje shumë të vogël”, tha ai.

Ramadani tha se qytetarët nuk kanë arsyeje të refuzojnë të vaksinohen me “AstraZeneca” pasi është efikase në imunizim sikurse “Pfizer”, në dallim me një përqindje të vogël.

Për këtë shkak, sipas tij, kohëve të fundit qytetarët edhe në vendet e jashtme po vaksinohen me të dy vaksinat.

““AstraZeneca” është e barabartë në aspektin imonulogjik me vaksinat e tjera.

Kohëve të fundit po ekziston protokolli që është duke u dhënë doza e parë “AstraZeneca” ndërsa e dyta “Pfizer” sepse shkecëtarët e kanë vërtetuar se të dy vaksinat kanë imunitet të mirë dhe të kënaqshëm.

Qytetarët të cilët hezitojnë të vaksinohen me “AstraZeneca” ose nuk janë të informuar ose s’janë mirë të informuar sepse nuk qëndron. Apeli im është që duhet të vaksinohen masi është vaksinë mbrojtëse.

“Çështja se a janë vaksinat donacion apo të blear nuk paraqet asnjë rëndësie, pasi vaksinat janë prodhuar nga shkenctarët më të njohur boteror dhe janë të licencuara”, shtoi ai.

Ramadani tregoi se deri më tani asnjë person nuk ka njoftuar për ndonjë efekt të papritshëm pas vaksinimit me “AstraZeneca”.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës ditëve të fundit janë duke u kthyer pa u vaksinuar nga Qendrat e Vaksinimit, në momentin kur e kuptojnë se do të vaksinohen me “AstraZeneca”.

Ata po vlerësojnë se më efikase është vaksina “Pfizer”, gjë që drejtori Ramadani e dematoi duke thënë se dallimi mes tyre është një përqindje tejet e vogël.

Ndërkohë, nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për IndeksOnline sqaruan se, qendrat e vaksinimit kanë në përdorim për dozën e parë vaksinën Astra Zeneca, ndërsa Pfizer është duke u administruar tek dozat e dyta, për ata që edhe dozën e parë e kanë marrë të kësaj vaksine.

Reklama