
Drejtori i Bordit të Hardh ka folur për edicionin e sivjemë të Hardh Fest, që mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht.
Ai ka thënë se për këtë edicion pret që Hardh Fest të jetë diçka më i veçantë, për shkak të pjesëmarrjes së madhe që pritet që ta ektë.

“Pritshmëritë janë shumë të mëdha. Shpresojmë që sivjet ta kalojmë pjesëmarrjen prej 60 mijë njerëzve në vitin e kaluar”, tha Sokoli.
Sokoli ka treguar në një intervistë televizive arsyen se përse festivali sivjet mban moton “Një got’ për mot”.
Ai ka thënë se ky edicion shënon pesë-vjetorin e ribrendimit të festivalit, prandaj, sipas tij, kjo është edhe e arsyeja e kësaj motoje.
Sokoli ka thënë se Hardh Fest tashmë ka marrë karakter më të gjerë dhe nuk është më vetëm i Rahovecit.
“Është festë e veçantë në Kosovë, festë e veçantë në regjion. Jemi i vetmi festival i cili e ka produkt të vetëm venën dhe rrushin”, ka thënë ai në Radio Televizionin 21.
Sokoli ka falënderuar edhe mediat në veçanti për përkrahjen e vazhdueshme të festivalit. Ai ka thënë se pa mediat, Hardh Fest, nuk do të ishte këtu ku është sot. /RahoPress/
