Drejtori i Bujqësisë në baltë e shi, qëndron pranë fermerëve në momentet e vështira për ta

Pas reshjeve të fundit të shiut, Drejtori i BPZHR-së Berat Duraku ka dalë në teren për të parë më afër gjendjen e disa zonave që rrezikohen nga vërshimet e mundshme. Ai është parë i zhytur në baltë, derisa inspektonte dëmet e shkaktuara nga të reshurat e djeshme.

Ai ka takuar edhe disa nga fermerët të cilët janë dëmtuar si pasojë e këtyre reshjeve.

Disa nga zonat që janë në pjesët rrafshëta dhe si pasojë e kullotjes së ujit nga disa pjesë kodrinore, janë prekur nga vërshimet edhe disa nga kulturat bujqësore janë dëmtuar.

 

º

Reklama