Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës

Dega e AAK- së në Rahovec ka vendosur që një ndër kanddatët për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit të jetë Berat Duraku.

Aktualisht, Duraku është një prej drejtorëve në Komunën e Rahovecit që udhëhiqet nga Smajl Latifi. Si drejtor i Bujqësisë, Duraku është një prej zyrtarëve komunalë që ka qene shumë aktiv me punët që ka bërë.

Durakun e kemi parë shumë herë nëpër fusha e ara bashkë me bujqit e fermerët rahovecas. Ai ka qenë gjithmonë në krahun e tyre kur është nevojitur ndihma institucionale.

Sipas informacioneve të RahoPress, AAK e Rahovecit do të kandidojë edhe të tjerë anëtarë të saj në zgjedhjet që po vijnë.

AAK merr pjesë në këto zgjedhje me Ramush Haradinajn si prijës liste. Haradinaj ka bërë të ditur se kandidatura e tij e shpallur në këto zgjedhje është për postin e presidentit.

Reklama