Drejtori Duraku viziton fermerin Nezir Krasniqi, përfitues i serrës me rezultate të suksesshme

Dje drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku, i ka bërë një vizitë fermerit rahovecas Nezir Krasniqi, kultivues i perimkulturës në ambient të hapur dhe të mbyllur.

Kultivimi i perimkulturës është njëra prej prodhimtarive më intenzive në Rahovec, që zë një përqindje mjaft të madhe në njësi të sipërfaqes.

Drejtoria, në njoftimin e ka publikuar, ka sqaruar se fermeri Nezir Krasniqi nga fshati Radostë është përfitues i serrës nga Komuna e Rahovecit i cili kultivon kulturën e domates në ambient të mbyllur prej sipërfaqes 3 ari, si dhe kulturën e pjepërit në sipërfaqe prej 90 ari.

“Komuna e Rahovecit përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë nëpërmjet granteve investive ka për synim avancimin e bujqësisë si dhe vazhdimin e mbështetjes të fermerëve në çdo sektorë”, thuhet në fund. /RahoPress/

Reklama