
Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet në projektin “Kanali i kullimit të tokave bujqësore në Xërxë”.
Sipas njoftimit, punimet në këtë projekt i ka përcjellë edhe drejtori i Bujqësisë, Berat Duraku së bashku me organin mbikqyrës të kontraktuar nga Komuna e Rahovecit.

“Punimet janë duke u zhvilluar në krahun 2, segmenti Xërxë-Fortesë dhe pas hapjes së kanalit do të fillojë edhe betonimi”, thuhet në fund.
