Drejtori Duraku inspekton punimet në rrugët fushore

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku, ka inspektuar sot rregullimim e rrugëve fushore.

Në njoftimin e drejtorisë thuhet se ky projekt luan rol të rëndësishëm në infrastrukturën e këtyre rrugëve dhe se punimet janë duke u zhvilluar në tri lote

Njoftimi i plotë:

Drejtori Duraku inspekton punimet që po zhvillohen në rregullimin e rrugëve fushore.

Rregullimi, pastrimi, shtruarja me zhavor dhe hapja e rrugëve të reja fushore janë prioritet i këtij projekti, i cili luan rol të rëndësishëm në infrastrukturën e këtyre rrugëve.

Punimet jan duke u zhvilluar në 3 lote të cilat operojnë dy kompani kontraktuese. Deri më tani janë rregulluar 6 rrugë në tërë Komunën e Rahovecit dhe në vazhdën e këtyre punimeve do të rregullohen edhe shum rrugë tjera.