Drejtorët Duraku e Zhuniqi vizitojnë fermerin që përfitoi 95 mijë euro për ndërtimin e stallës moderne

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku, së bashku me drejtorin e Urbanizmit Rumir Zhuniqi, kanë vizituar sot fermerin Baki Gashi në Bratotin, i cili është ndër fermerët më të mëdhenjë në këtë zonë.

Sipas një njoftimit të Drejtorisë së Bujqësisë, Bakiu është përfitues i grantit nga MBPZHR, ku për të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim së bashku me projektin dhe planin e biznesit është përkujdesur kompania konsulente të cilën e ka kontraktuar Komuna e Rahovecit.

“Vlera e grantit të përfituar është 95,000€ për ndërtimin e stallës moderne për lopë qumështore si dhe infrastrukturës përcjellëse të stallës! Angazhimi i kompanive konsulente ka dhënë rezultat të mahnitshëm dhe do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme!”, thuhet në fund.

Reklama