Drejt Kosovës është nisur i ftohti siberik

Edhe nesër do të kemi temperatura të themi kushtimisht pranverore dhe erëra herë pas here të forta jugore, ndërsa nga pasnesër erëra do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe veriperëndimi. Kjo do të shënojë kalimin e frontit të ftohtë dhe fillimin e depërtimit të acarit siberik.

Nesër ngrohtë me erëra jugore vende-vende problematike, pasdite dhe natën reshje shiu vende-vende intensive, ndërsa të enjten reshje shiu të cilat me fillimin e erëra të akullta veriore do të shndërrohen në reshje bore.

Ky i ftohtë është krejtësisht normal për këtë periudhë kohore, pra nuk ka diçka të jashtëzakonshme, por mbetet interesante fenomeni i ashtuquajtur “shok i temperaturave”. Edhe ky fenomen është krejtësisht normal, por në aspektin meteorologjik mbetet mjaft interesant, pra nesër temperaturat rreth 15 gradë Celsius, ndërsa për fundjavë nën 0 gradë Celsius. Shkurti dhe Marsi jo rastësisht janë në periudhën e ashtuquajtur nga populli si “perudha e Hamsinit”./Meteoballkan

Reklama