Dramë në ujërat shqiptare, mbyten dy persona – shpëtohen 15 të tjerë nga Shkodra, Kosova e Çekia

Ndërhurja e shpejtë e Policisë së Shtetit si dhe FNSH ka bërë që t’i shpëtohet jeta disa shtetasve shqiptarë dhe të huaj të cilët rrezikuan të mbyteshin.

Kanë qenë tre ndërjyrje të ndryshme heroike të bëra ditën e sotme. Ndërhyrja e parë u bë në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit ku u shpëtuan 5 shtetas nga Kosova dhe Shkodra.

Ndërhyrja e dytë ka qenë po në të njëjtin vend ku u dha ndihma 9 turistëve çek. Njëkohësisht edhe në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia Kufitare dhe FNSH ju vijnë në ndihmë pushuesve dhe turistëve, duke ndërhyrë në tre raste të vështira.
Falë ndërhyrjes së shpjetë nga Policia Kufitare dhe FNSH, u është dhënë ndihma e parë 5 shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët rrezikuan mbytjen. Pesë shtetasit u transportuan për në qëndrën spitalore, ku gjendja shendetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve Çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik. Falë ndërhyrjes së Policisë të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Njëkohësisht edhe në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit. Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal pasi deti aktualisht është i trazuar dhe me dallë të mëdha. Policia e Shtetit sygjeron pushuesit dhe turistët që të shmangin lëvizjet me mjete lundrimi, si motorr uji apo varka deri në qetësimin e detit.

Policia Kufitare ka rritur patrullimin me mjetet e saj lundruese në det dhe është angazhaur maksimalisht për t’i ardhur në ndihmë çdo pushuesi që i rrezikohet jeta në det.

Në ndihmë të Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht edhe shërbimet e Policive Vendore si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me patrullim tokësor

Për çdo rast nevoje për ndihmë telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do jenë menjëherë në ndihmën tuaj.

Reklama