Dragashi, Istogu e Kamenica pezullojnë mësimin pas të reshurave të borës

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, dje komuna e Dragashit dhe më pas e Istogut morën vendim që mësimi nuk do të mbahet sot, derisa dita e humbur do të kompensohet.

Po ashtu edhe komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka bërë të ditur se në të gjitha nivelet shkollore, sot nuk do të ketë mësim.

Vendi ynë po përballet me temperatura të ulëta, e me reshje të borës shoqëruar nga stuhi të forta, kështu shumë zona po kanë tashmë probleme edhe me energji elektrike.

Reklama