Doruntina Sopjani prezantohet kandidate e AAK-së për KK të Rahovecit

Garës për Kuvendin Komunal të Rahovecit në zgjedhjet e 17 tetorit, i ka hyrë edhe Doruntina Sopjani nga Dobidoli.

Kryetari i AAK-së Smajl Latifi e ka prezantuar Sopjanin si kandidate të AAK-së, duke thënë se Sopjani është një e re entuziaste që i beson vizionit dhe konceptit të tij qeverisës.

Latifi ka shkruar:

Planet tona për të ardhmen dhe zhvillimin e Rahovecit reflektohen më së miri në të nominuarit tanë për kuvendin komunal.

Doruntina Sopjani si një e re dhe entuziaste për të kontribuar në komunitet i është bashkuar dhe i ka besuar pikërisht këtij vizioni.

Doruntina vjen nga Dobidoli dhe është absolvente në Fakultetin Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti”.

Suksese në garë, Doruntinë!

Reklama