Dorëhiqet kryetari i KB Rahoveci Bekim Hoxha, ushtrues detyre emërohet Alban Rama

Sipas një njoftimit për mediat, Bordi i KB Rahoveci në një mbledhje të rregullt të mbajtur të dielën ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të kryetarit të klubit, Bekim Hoxha.

Arsyeja pse Hoxha është detyruar të tërhiqet nga pozita është për arsye të hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Parandalimin e Konflikimit të Interesit, ku Neni 14 i këtij ligji decidivisht pamundëson që një person të mbaj njëkohësisht pozitën e zyrtarit publik dhe atë të Kryetarit të Klubit, meqë klubi është i regjistruar si Organizatë Joqeveritare.

“Anëtarët e bordit kanë falenderuar kryetarin Hoxha për punën e tij 5 vjeçare, ndërsa i njejti konformë aspekteve ligjore do të vazhdoi kontribuntin në skuadër”, thuhet në njoftim.

Pas këtij vendimi dhe diskutimeve të gjera në bord, po ashtu me vota unanime është vendosur që ushtrues i detyrës së kryetari të klubit të emërohet anëtari i bordit, Alban Rama.

Klubi aktualisht ndodhet në mes e shumë përgaditjeve për sezonën e re, punë të cilat kërkojnë fokus dhe angazhim intenziv nga i gjithë bordi.

“Bordi i KB Rahoveci ashtu edhe si në të kaluarën garanton që skuadra jonë këtë edicion do të jetë edhe me fortë se në edicionin paraprakë, derisa pjesëmarrja në gara ndërkombëtare është garanci se na pret një super sezonë”, thuhet në fund. /RahoPress/

 

 

Reklama