Dobidoli nderon dëshmorin Besnik Kastrati

Fshati Dobidol i komunës së Rahovecit, me vendim të Këshillit të Fshatit, ka nderuar dëshmorin Besnik Kastrati, duke e emëruar sheshin kryesor të fshatit me emrin e tij.

Dëshmori Besnik Kastrati është vëllau i humanistit tashmë të njohur Halil Kastrati.

Besimi ishte angazhuar në Njësitin e UÇK-së të fshatit Dobidol ku për shkak të njohurive të tij sportive ishte angazhuar në cilësinë e eprorit për përgaditjen fizike të ushtarëve të këtij fahati.

“Besniku ka pas njohuri shumë të mira për përgaditjen fizike prandaj është caktuar epror për përgaditjen fizike të ushtarëve tanë. Këto përgaditje i bënë ushtarët tanë më të aftë ushtarakisht dhe më të guximshëm në frontet e luftës. Fahati ynë e kujton me krenari Besnikun. Është kënaqësi për ne që vendosëm që ky shesh ta mbaj emrin e tij.”, deklaroi kryetari i fshatit Dobidol Kujtim Sopjani.

Në këtë ceremoni mori pjesë kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, përfaqësuesi i OVL të UÇK-së Vajdin Berisha, vëllau i dëshmorit Halil Kastrati, veprimtarë e qytetarë të shumtë.

Reklama