Djali i Heroit të Kombit-Micit, Hamid Mullaabazi bëhet baba

Djali i Heroit të Kombit, Selajdin Mullabazi, Mici, Hamid Mullaabazi, është bërë baba.

Vëllai i tij, Ermali, në Facebook ka publikuar një fotografi me foshnjën e të vëllait, të cilën e mban në duar.

Ai duke falënderuar Zotin për lindjen e fëmijës, ka shprehur dëshirën që ai të bëhet i dobishëm për familjen, shoqërinë e vendin.

“Faleminderit Zot per dhuraten, bekoje, udhezoje dhe ndriçoje. Beje te dobishem per veten, familjen, shoqerine dhe vendin”, ka shkruar ai.

Mullaabazi ka publikuar në Facebook një fotografi dhe një pikturë, ku në fotografi shihet ai me foshnjën e porsalindur, ndërsa në pikturë Mici me Ermalin, kur ai ishte foshnje.

Ngjashmëria është shumë e madhe.