Ditëlindja e 76-ë e Ukshin Hotit, mbahet tubim sensibilizues te shtëpia muze në Krushë të Madhe

Në ditëlindjen e 76-ë të veprimtarit të shquar shqiptar, Ukshin Hoti, në shtëpië muze të tij në Krushë të Madhe është mbajtur një tubim me karakter sensiblizues.

“Me rastin e ditëlindjes së 76-të të atdhetarit të madh, prof. Ukshin Hotit, në mjediset e shtëpisë muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe është mbajtur një tubim sensibilizues për fatin e këtij politikani, profesori, personaliteti të njohur shkencor, njëherësh, atdhetar e veprimtar i shquar i çështjes tonë kombëtare. Zhdukja e Ukshin Hotit dhe mos-zbardhja e rastit të tij, paraqet njërin nga rastet më të rënda dhe dëshmitë më aktuale të krimit shtetëror serb ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar Latifi.

Latifi ka porositur që të punohet ende që fati i Ukshin Hotit dhe të të gjithë të zhdukurve të tjerë nga lufta në Kosovë, të zbardhet.

“Le të punojmë e shpresojmë që fati i Ukshin Hotit dhe i të gjithë të zhdukurve nga lufta në Kosovë të zbardhet sa më parë dhe të na mbyllen plagët e hapura të luftës! Ukshin Hoti ka veç ditëlindje!”, ka shkruar Latifi.

Reklama