Ditë me diell pas një nate të ftohtë në Kosovë

Sot  në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë dhe me ngrica në mëngjes, kurse gjatë ditës priten rreze diellore dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave.

Edhe në Shqipëri dhe rajon  do të mbajë mot relativisht i  nxehtë gjatë ditës, ndërsa mëngjesi do të jetë i ftohtë. Pasdite në viset bregdetare të Shqipërisë do të ketë shtim të vranësira dhe mundësi për ndonjë rigë të dobët shiu.

Të shtunën në tërë rajonin do të mbajë mot relativisht i nxehtë. Do të ketë intervale kohore me diell dhe vranësira. Në veri të Shqipërisë dhe jug të Mali të Zi do të ketë reshje shiu, kurse në viset tjera të rajonit tonë do të mbetet kryesisht thatë ose me ndonjë rigë afatshkurtër shiu.

Të dielën pritet të kemi shtim gradual të vranësirave në tërë rajonin. Reshje shiu do të ketë në Shqipëri, vende-vende dhe herë pas here intensive me mundësi edhe për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshjet e shiut do të përfshijnë edhe Republikën e Kosovës. Në viset më të larta malore do të ketë reshje bore.

Të hënën në tërë rajonin do të kemi mot me intervale kohore me diell, vranësira  dhe vende-vende do të ketë mundësi për riga lokale shiu./Meteoballkan

Reklama