Ditë e madhe, sot bëhen dy dekada nga çlirimi i Kosovës

Sot Kosova shënon 20 vjetorin e çlirimit.

Për ta kremtuar këtë përvjetor bashkë me qytetarët dekadën e dytë të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë po qëndrojnë ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Festa nis nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” me ç’rast do të mbahet tubimi qendror, kurse nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Ndërkohë që në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.

Me këtë rast janë ftuar qytetarët që të bashkohen në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s.

Reklama