RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Dita e Çlirimit, Latifi: Urime Liria Kosovë, lavdi e përjetshme të rënëve dhe UÇK-së

    12/06/2019 - 17:59
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Sot u bënë dy dekada që prej çlirimit të Kosovës nga aparati serb. Pati shumë ngjarje, shumë organizime e tubime përkujtuese. Në Kosovë sot qëndruan edhe dy njerëzit kyç të çlirimit të Kosovës, Presidenti Bill Clinton dhe Sekretarja Madeleine Albright.

    Në këtë datë të veçantë ka shkruar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili këtë ditë e vlerëson si një prej ditëve më të rëndësishme të historisë së Kosovës

    “Sot shënohet padyshim një nga ditët më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës, Dita e Çlirimit nga pushtuesi serb! Lufta sublime e UÇK-së, sakrifica e dëshmorëve tanë dhe popullit shqiptar i cili luftoi për liri, mbrojti nderin dhe dinjitetin kombëtar dhe atdheun, e që bashkë me ndërhyrjen e forcave aleate të NATO-s, na dhanë lirinë e shumëkërkuar dhe të merituar”, ka shkruar Kryetari Latifi.

    Ai ka theksuar se përjetë do ta kujtoj luftën, e cila, sipas tij, u fitua me mbështetje ndërkombëtare për të arritur deri në këtë ditë.

    “Në këtë 20- vjetor, duke kujtuar të kaluarën, krahas dhimbjes dhe krenarisë që na mban të gjithëve bashkë, në duart tona është e ardhmja jonë, e cila kërkon punë të përkushtuara për atdheun dhe integrime të thelluara brenda kombit tonë, që Kosovësn tonë ta kemi një shtet për çdo ditë e më të konsoliduar, me ushtri moderne e me perspektivë të qartë euro-atlantike. Urime Liria, Kosovë Lavdi përjetë dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri! Faleminderit për mbështetjen, SHBA Faleminderit, NATO!”, ka shkruar Latifi.

    Të fundit nga rubrika

    Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

    19/01/2023 - 19:46

    Projektligji për Trustin sot në duart e deputetëve

    19/01/2023 - 07:56

    Martini provon ta mbyllë skandalin e miliona eurove, përmes një reagimi sipërfaqësor

    18/01/2023 - 18:18

    Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

    31/12/2022 - 11:48

    Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

    30/12/2022 - 23:01

    Operacioni “Ekipi”- 16 të rinj nga Kosova kamuflohen si ekip sportiv për t’u futur ilegalisht në Itali

    27/12/2022 - 18:10

    Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

    24/12/2022 - 13:35

    Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

    24/12/2022 - 13:14

    Projektligji për Paga në Kuvend, këto janë dallimet në koeficientë

    20/12/2022 - 13:03

    Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    20/12/2022 - 12:59
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.