Disa autobusë nga diaspora nisen për të përkrahur Haradinajn për president

Në një postim thuhet se dhjetëra autobusë nga diaspora janë nisur sot për ta përkrahur Ramush Haradinajn për President.

Kjo u bë e ditur në një postim në Facebook, të bërë nga Agim Sadik Knushi, një mërgimtar nga Viena, i cili shihet në autobus me disa mërgimtarë duke shënuar në pjesën e përparme të autobusit, ”voto 135″.

Ndër të tjera aty shihen disa foto të Ramush Haradinajt, dhe mërgimtarëve me flamuj në dorë.

Reklama