“Dikush qe merr fonde per t’i mbuluar femrat shqiptare”, statusi i Pozharit që provokon debatin për mbulesën islame

Analisti Xhevdet Pozhari, është përfshirë në debatin për lejimin e shamisë në shkollat e Kosovës. Pozhari ka thënë se i përket besimit islam por s’mund t’ia mbush mendjen dikush që merr fonde për t’i mbuluar femrat shqiptare, raporton Express.

“O vëllezër të dashur të besimit Islam, mundësisht mos më boni tag në thumbimet e juaja shkaku i qëndrimit për mbulesën në moshë të mitur. E di se në shtetet e tjera lejohet bartja e mbulesës në shkolla, por njëjtë e di se në po ato shtete është legal edhe prostitucioni, edhe kazinotë, edhe të drejtat e komuniteteve të tjera që i keni kripë në sy. Për fat të keq, jemi larg demokracisë së atyre shteteve.  Unë i përkas besimit Islam pse dashnia për Zotin më është e rrënjosur në zemër, pse ashtu ndjehem i përmbushur, jetoj në paqe me vetveten, e jo pse dikush që merr fonde për t’i mbuluar femrat shqiptare mundet me ma mbush mendjen”, ka shkruar ai.